Futbollisti dënohet me vdekje për përkrahje të grave!

Futbollisti profesionist iranian Amir Nasser Azadani, 26 vjeç, po përballet me dënimin me vdekje për pjesëmarrje në protesta për të mbështetur gratë që kanë demonstruar në vendin e tij për gati tre muaj për vdekjen e Mahsa Amini, 22 vjeç, e cila u vra nga policia.

“Jemi të tronditur dhe të tmerruar nga lajmi se futbollisti profesionist Amir Nasser Azadani po përballet me ekzekutimin në Iran, pasi bëri fushatë për të drejtat dhe liritë themelore të grave në vendin e tij. Ne solidarizojmë me Amirin dhe bëjmë thirrje për anulimin e menjëhershëm të dënimit”, thuhet në njoftimin e shoqatës më të madhe të futbollistëve. /G.D albeu.com/