Aksident në Thumanë, makina përplas këmbësorin, shoqërohet në komisariat shoferi

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Thumanë-Borizanë.

Një 37-vjeçar ka përplasur me makinë një 70-vjeçar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime tëmëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:15, në aksin rrugor Thumanë-Borizanë, Krujë, një automjet me drejtues shtetasin A. S., 37 vjeç, ka përplasur shtetasin këmbësor A. X., 70 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit shtetasi A. S, është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Krujë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com


Shtuar 6.03.2023 18:43