Këngëtarja shqiptare rrëfen të pa thënat: Producentët më kanë kërkuar favore s*ksuale (VIDEO)
Këngëtarja Ana Kabashi ka rrëfyer për “Glamour Zone” se shumë persona i kanë kërkuar favore seksuale. Ajo përmendi disa rast, një ndër to ka qenë kur një producent e kishte ftuar në studio me qëllimin për t’i bërë një këngë dhe më pas e ka ngacmuar.

Ester Bylyku: A të ka kërkuar ndonjë person favore seksuale?

Ana Kabashi: Po ka dhe të tilla raste, ka raste që të ftojnë edhe në studio edhe të thonë hajde se ti je këngëtare shumë e mirë, ke vokalin tepër të mirë edhe ta bëj një këngë. Edhe ti shkon në studio, e pastaj mund të të thotë diçka tjetër si për shembull: ti je shumë e mirë, ti kështu ti ashtu, dua të jesh e imja përndryshe nëse ti nuk je e imja ti nuk do vazhdosh. Unë kam thënë ok dua të dal prej këtu sa më shpejt.

Më kanë thënë për shembull nëse ti bën të dashur unë do jem xheloz, nëse unë të marr ty në menaxhim. Aty e ke parë që ai të do edhe si femër edhe si këngëtare edhe si produkt i tij, si me thënë e burgosura e tij.

Shtuar më 06/02/2020, ora 12:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori