Këngëtarja e thotë troç: Në Festivalin e RTSH-së fituesi u zgjodh 3 ditë para (VIDEO)
E ftuar së fundmi në emisionin "Gjesi" ishte këngëtarja e njohur Eliza Hoxha, e cila ndër të tjera ka rrëfyer publikisht eksperiencën e saj në Festivalin e RTSH-së, ku konkurroi me këngën "Peng."

Sipas Elizës, prej vitesh në festival vazhdon të jetë i njëjti problem, pasi fituesi përzgjidhet para finales.

"Unë e kam shijuar shumë për vete, sepse këtë herë kam shkuar shumë e përgatitur psikologjikisht. Festivali ka pasur shumë gjëra të njëjta dhe shumë gjëra ndryshe. Si organizim ka qenë jashtëzakonisht më i mirë se plot herë të tjera. Energjia me grupin organizativ ka qenë fantastike. Pjesa tjetër është e zakonshme. Dmth, përcaktohen në shumë raste fitues para kohe. A e meriton apo s'e meriton është fare pak e rëndësishme, por kur ti e kupton 3 ditë përpara kush fiton, s'ke më motiv të dalësh të këndosh. Kjo është pjesa më e bezdisshme e festivaleve në shumë raste."- ka rrëfyer Eliza.
Shtuar më 27/03/2019, ora 16:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori