Edhe pse në karantinë, Ledri Vula i bën ditëlindjen më speciale gjyshes (VIDEO)

Kjo e mërkurë simbolizon një ngjarje të veçantë në familjen e reperit shumë të dashur për publikun, Ledri Vulës. Gjyshja e tij feston ditëlindjen dhe ndonëse në kushte karantine, reperi është siguruar që ajo t’ia kalojë për bukuri.

Ledri ka publikuar në Instastory një ndër momentet më të bukura të festës në ambiente familjare, ku gjyshja shihet duke prerë tortën. Ajo është rrethuar nga familjarët, të cilët duatrokasin dhe i këndojnë këngën e ditëlindjes.

Gjyshja e Ledrit ka mbushur 85 vjeç dhe buzëqeshja në fytyrën e saj tregon se ka kaluar një 85 vjetor të lumtur dhe plot dashuri. “Ditëlindje në karantinë #85”, shkruan reperi krahas videos.


Shtuar 15.04.2020 20:28