Kaubojsi bëhet tapë në Korçë, shikoni çfarë i bën Vangjel Dules (VIDEO)
Eduart Ndocaj ka kthyer disa gota më shumë nga ç’duhej në një takim në Boboshticë të Korçës dhe më pas ka filluar të tallet me Vangjel Dulen.

Videon ku shfaqet i dehur Ndocaj e ka publikuar edhe në faqen e tij në Facebook. Ai këndon një këngë për minoritetin grek në mënyrë që “të përshëndeste” Dulen.

“Po një këngë të minoritetit do na luash, e duam, një, duam të përshëndesim Vangjel Dulen. Dule të përshëndes. Jam këtu në zonën shqiptare, t’i i thu zona greke por s’ka problem”,- thotë Ndocaj në video.

Nuk e dimë nëse Ndocaj ka ndonjë inat me Dulen apo nëse kjo është vetëm një shaka. /albeu.com/

Shtuar më 02/07/2017, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori