Asistimi magjik i Modric ndaj Chelsea thyen rrjetin, shijoni mjeshtërinë e tij (VIDEO)

Real Madrid u kualifikua në gjysmëfinalen e Champions Leagues, pasi mposhti me rezultat të përgjithshëm 5-4 skuadrën e Chelsea.

Por ajo që tashmë ka mahnitur të gjithë është Luka Modric, i cili pavarësisht moshës së tij ka akoma për të dhënë nga “magjitë” e tij.

Kur kroati ka në këmbë topin ajo që dhuron ai është vetëm “magji” dhe i tillë ishte edhe në ndeshjen e mbrëmshme, ku Modric jep një asist të jashtëzakonshëm me pjesën e jashtme të këmbës për Rodrygos.

Ky asistim i yllit kroat ka lënë pa fjalë të gjithë dhe tashmë rrjetet sociale janë pushtuar me fjalë dhe elozhe për veteranin e “Los Blancos”.

“Pasim i jashtëzakonshëm”, “Kthesa e Real Madridit”, “Magjia e Modricit”, ishin vetëm disa nga komentet e këtij super-asistimi.

/h.ll/albeu.com


Shtuar 13.04.2022 15:08