Kapen 300 milion euro kokainë në Rumani (VIDEO)
Policia rumune ka sekuestruar më shumë se një ton kokainë të kualitetit të lartë, e cila përbën një nga sasitë më të mëdha që janë kapur në vend.

Droga ishte fshehur në një anije në afërsi të plazhit të Detit të Zi. Nga vlerësimet e para malli llogaritet të arrijë vlerën e 300 milionë eurove. Bëhet fjalë për kokainë të pastër 90%.

Deri tani bëhet e ditur se janë të implikuar edhe shtetas serbë dhe se dy prej tyre janë arrestuar. Hetimet tregojnë se sasia e kokainës është transportuar nga Rumania përmes rrugës së detit nga Amerika e Jugut. Sipas mediave lokale, sasia e lëndës narkotike ishte futur në 36 çanta.
Shtuar më 27/03/2019, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori