Kërcet “dajaku” në Holandë, tifozët e Fiorentinës përplasen me tifozat e Twentes (VIDEO)

Një përleshje ka ndodhur midis tifozëve italianë të Fiorentinës dhe holandezëve të Twentes në qendër të Enschede, ditën e djeshme.

Përplasje mes tifozëve ka ndodhur pak pas 21:00 në qendër të qytetit holandez.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, shihen disa fansa të ekipit violë që dalin nga hoteli i tyre dhe përballen me ultrasit agresivë të Twentes.

 

Holandezët, rreth njëqind a më shumë, fillimisht hedhin karrige dhe sende të tjera, ndërsa tifozët e Fiores fillojnë t’i ndjekin me shkopinj në duar.

Situata e nisur me brohoritje dhe ofendime degjeneroi shpejt në dhunë kur holandezët nisën t’i godasin tifozët vjolë që po ngjisnin shkallët.

Pamjet janë shumë të dhunshme dhe “dajaku” nuk kursen askënd, me disa tifozë që mbeten të shtrirë përdhe.

Goditjet me grushte, shkelma, karrige zgjasin rreth pesë minuta ndërsa policia e pranishme në vendngjarje qëndron në largësi në pritje të përforcimeve./albeu.com


Shtuar 25.08.2022 13:56