Drogë me vlerë 1 milion euro dhe jetonin në shtëpinë e pensionistit të vdekur, arrestohen 3 shqiptarët në Itali

Si pasojë e një operacioni të policisë italiane, 3 shqiptarë janë vënë në pranga pasi janë kapur me një sasi drogë e i cila do të shitej do të kapte shifrën e 1 milion eurove.

Amarildo Meta, 34-vjeç, pronar i një biznesi elektroautosh, Armand Mansaku, 40 vjeç, punëtor dhe Dhimitri Tarantini 42-vjeç, janë tre të arrestuarit.

Policia ka sekuestruar 4 kilogramë amfetamine, 2 kilogramë kokainë dhe 2 kilogram marijuanë.

Sipas hetimeve, dyshja Meta-Mansaku furnizonte me drogë tregun e Cagliari-t, duke e shitur drogën tek shqiptari tjetër, 42 vjeçari Tarantini. Shqiptarët përdornin si bazë një banesë e cila ishte në emër të një pensionisti të vdekur prej disa vitesh.

Në shtëpi kishte edhe celularë, bileta avioni, shënime me emra dhe materiale të tjera të përcaktuara si interesante për zhvillimin e hetimeve. Droga e shqiptarëve shitej në zonat ku frekuentohet jeta e natës në Cagliari.