Kandidati për bashkinë e Këlcyrës vazhdon mallkimet, radha e Metës: Ishalla vdes (VIDEO)
Kandidati për kryetar Bashkie i Këlcyrës, Hazbi Kasaj me anë të një video ka komentuar situatën në vend si dhe ka bërë një reagim të fortë për presidenti Meta dhe për dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit, ku nuk kanë munguar as mallkimet kundrejt tij.

Kasaj, në video dëgjohet teksa thotë se Meta është sipas tij njeriu më i trashë në Shqipëri dhe e cilëson si një person pa kulturë. Më pas Kasaj ka bërë edhe një mallkim për Metën duke thënë se ka dëgjuar se është sëmurë dhe i ka uruar vdekjen.

"Meta është njeriu më i trashë në të Republikën e Shqipërisë, njeriu më me pa kulturë. Ai duhet të më thërras mua për të zgjidhur. Ai ngatërroi vendin dhe veten e tij. Nuk ka zgjedhjet do bëhen.

Me Edi Ramën në krye zgjedhjet do bëhen, se ai është kryeministër. Sido që të jetë duhet ta respektosh, Nuk mund të thuash ik ti të vij un. Presidenti më mirë, se është sëmurë siç e pash në media para disa ditëve, ishalla na vdes" – tha Kasaj

Shtuar më 16/06/2019, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori