Kandidati i PBDNJ, i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë (VIDEO)
PBDNJ ka shpallur dje kandidaturat e saj për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Ajo do të garojë në 5 bashki, Finiq, Konispol, Himarë, Dropull dhe Delvinë.

Në Finiq do të kandidojë Jani Babi, në Konispol Anastas Guda, në Himarë Fredi Bejleri, në Dropull Kosta Ziso dhe në Delvinë Laert Stefanidhi.

Por një prej emrave të kandidatëve të PBDNJ-së ka një të kaluar të dyshimtë pasi akuzohet për vrasjen e dy rojeve kufitare në 10 prill të vitit 1994. Fredi Bejleri ka qenë pjesë e grupit terrorist "MAVI".

Ky grup ka sulmuar në 1994 postën kufitare në Peshkëpi, 4 kilometra larg Gjirokastrës dhe pas sulmit ka mbetur i vdekur komandanti i kësaj poste Fredi Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

E ndërsa Partia Demokratike po sulmon mazhorancën për çështjen e dekriminalizimit dhe ka paraqitur edhe një draft për këtë gjë, PBDNJ kandidon një person me rekorde kriminale për bashkinë më të madhe ku ata kandidojnë. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2015, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori