Temperatura të larta, disa mënyra për të përballuar vapën e padurueshme

Gjatë ditëve kur temperaturat janë shumë të larta, është fare e thjeshtë për trupin të dehidratohet. Vapa mund të kthehet në problem serioz, prandaj gjatë ditëve të të nxehtit ekstrem, ndiqni këshillat në vijim.

Pini shumë ujë, edhe nëse nuk keni etje.

Gjatë kohës që jeni në shtëpi, vendosni ca peshqira të lagur në këmbët tuaja dhe bëni dushe të freskëta, por jo të ftohta.

Kaloni sa më shumë kohë të mundni në ambjente me ajër të kondicionuar (qëndra tregtare, kinema, bare, etj).

Blloko hyrjen e diellit të nxehtë gjatë ditëve në shtëpi. Ulni të gjithë grilat e dritareve.

Hapini ato gjatë muzgut kur nis të fryjë.

Shmangni daljet paraditeve. Nëse duhet të dilni patjetër, vendosni një kapele dhe krem mbrojtës kudo në lëkurë.  Ecni në vend me hije.

Merrni gjithmonë një shishe ujë me vete.

Vishuni me rroba të lirshme, materiale miqësore me lëkurën si pambuk apo lino dhe sigurisht shmangni ngjyrat e errta.

Hani shpesh vakte të vogla dhe përgjithësisht sallatë.

Sigurohuni që ushqimet të jenë të freskëta dhe ruajini si duhet.

Shmangni aktivitetet e vështira si sportet e rënda, kopshtarinë, etj, etj.

Qëndroni të informuar gjithë kohës në lidhje me trendin e motit dhe këshillat e ekspertëve./albeu.com