Kanabisi "lulëzon" në mes të Tiranës (VIDEO)
Fenomeni i kultivimit të hashashit tashmë është kthyer në problem për Shqipërinë pavarësisht se kjo bimë nuk kultivohet më masivish në Lazarat.

Jo vetëm në fshatrat të Tiranës, por edhe brenda unazës së saj lulëzon kjo bimë narkotike.

Një e tillë ka mbirë në një trafik ndarës në unazë, pranë rrugës “Siri Kodra” në Tiranë. Zona është kthyer në një vend atraksioni për të rinjtë qe e kane zbuluar përpara policisë dhe realizojnë fotografi me bimën e kanabisit, raporton "Vizion+"./Albeu.com/

Shtuar më 02/10/2016, ora 19:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori