Kamionin e merr era mbi urë, shoferi humb jetën (FOTO & VIDEO)
Një shofer gjeti vdekjen, pasi si pasojë e erërave të forta kamioni të cilin ai po drejtonte fluturoi nga ura. Ngjarja ka ndodhur Chesapeake Bay Bridge.

Viktima, një 47 vjeçar po udhëtonte me 23 milje në orë mbi urën komplekse në Gadishullin Delmarva në Virginia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Besohet se erërat mbi 64 km në orë, bënë që rimorkioja e kamionit të dalë nga korsia dhe të përfundojë përtej kangjellave të çelikta të urës.

Kamioni mbeti i varur në urë, ndërsa shkaktoi bllokimin e trafikut.

U desha ndërhyrja e një helikopteri për të shpëtuar drejtuesin e kamionit dhe për ta nxjerrë prej andej, por 5 minuta më vonë teksa transportohej për në spital, ai ndërroi jetë.

Kamionin e merr era mbi urë, shoferi humb jetën

Shtuar më 10/02/2017, ora 23:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori