Kamerat e sigurisë filmuan grabitjen në Rinas, ja kush është pronari i mjetit (VIDEO)
Kanë dalë në dritë detaje të reja nga supergrabitja në Aeroportin e Rinasit, ku persona të armatosur vodhën në mes të ditës rreth 3 milion euro që do të transportoheshin jashtë vendit.

Nga burimet mësohet se grabitësit janë futur në pjesën e brendshme të aeroportit dhe kanë kryer grabitjen duke neutralizuar rojet private të sigurisë. Ata më pas janë larguar me një automjet “Benz” që u gjet i djegur në Priskë.

Sipas ekzaminimeve dhe verifikimeve të Policisë, mjeti rezulton se është vjedhur para disa ditësh në Pogradec, por nuk bëhet publik emri i pronarit. Pas kësaj, dyshohet se autorët janë larguar me një automjet tjetër.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë. Policia ka sekuestruar kamerat dhe ka nisur analizimin e tyre./Albeu.com/
Shtuar më 30/06/2016, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori