Po punonte për bukën e gojës, bie nga pallati punëtori në Sarandë, ndërron jetë

Foto ilustruese

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Sarandë, pasi ra nga lartësia teksa po punonte.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.

Viktima është Edmond Kapo. Dyshohet se viktima  ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi Policisë

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje./albeu.com/


Shtuar 30.05.2023 12:19