Kalon treni i parë në tunelin më të gjatë në botë (VIDEO)
Zvicra ka përuruar tunelin më të gjatë dhe më të thellë hekurudhor në botë me një ceremoni e cila u zhvillua në Gotthard.

Tuneli ka ngjallur shpresat e zyrtarëve të turizmit për më shumë vizitorë në vendin malor evropian.

Ndërtimi i tunelit ka zgjatur 17 vjet, ndërsa shpenzimet për ndërtimin të tunelit ishin 12 miliardë dollarë.

Trenat e shpejtë do të bartin udhëtarët për 17 minuta në rrugën e cila kur është ndërtuar hekurudha e parë në vitin 1882, duheshin ditë të tëra për ta kaluar./Albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 13:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori