Agjentët e Shërbimit Sekret amerikan evakuuan një pjesë të Shtëpisë së Bardhë, pasi një person i dyshimtë u pa të kapërcejë murin
rrethues duke tentuar të vrapojë drejt ndërtesës presidenciale.
Incidenti ndodhi vetëm pak momente pasi Presidenti Barack Obama kishte lënë "White House"-n dje në mbrëmje.
Dëshmitarët thanë se panë një person të kapërcente hekurat
rrethues dhe të vraponte në drejtim të pjesën veriore të ndërtesës.
Agjentët sekretë arritën të neutralizonin situatën, ndërsa i dyshuari u dërgua në një spital në Uashington, pasi pati probleme kardiake.
Stafi i Shtëpisë së Bardhë dhe gazetarët që punojnë në komplek u shoqëruan jashtë ndërtesës. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2014,
ora 14:00