Kafja më e famshme në rrjet, si ta bëni shumë thjeshtë në shtëpi (VIDEO)
Në rrjete sociale, kafeja Dalgona është e preferuara e momentit. Përpos faktit që nuk kërkon shumë përbërës dhe përgatitet shpejt, kjo lloj kafeje është edhe një aktivitet argëtues në vetvete.

Kafeja Dalgona e ka origjinën nga Koreja e Jugut. Për përgatitjen e saj nevojiten vetëm tre përbërës: kafe e bluar, sheqer dhe qumësht/ujë.

Dalgona u popullarizua në mes të marsit, fillimisht në SHBA dhe më pas u përhap kudo. Teksa njerëzit qëndrojnë në shtëpi dhe përgatisin vetë kafenë, zgjodhën edhe të eksperimentojnë pak.

Për përgatitjen e Dalgona-s duhet që fillimisht të bëni bashkë sheqerin dhe kafenë. Shtoni 1-2 lugë çaji me ujë.

Më pas, me atë të një luge ose mikseri, përzieni përbërësit derisa të krijohet një masë si shkumë.

Shkumën e hidhni sipër qumështit. Mund të shtoni edhe akull. Kaq e thjeshtë.

Shtuar më 08/04/2020, ora 14:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori