Edi Rama bëhet me televizion, fillon transmetimin e "emisioneve" live (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka pirë një kafe me pensionistë në një nga kafenetë pranë këndit të lojërave tek zona e Brrylit që ofron kafen 20 lekë për gjyshet dhe gjyshërit.

Në këtë takim i është bashkangjitur edhe kryebashkiaku Veliaj.

Si gjithmonë aktivitetet Rama i pasqyron live në Facebook ku ka marrë komente dhe pëlqime pa fund.

"Mirëmëngjes! ERTV Live-Studio e hapur opinionesh të ekspozuara",-shkruan Rama duke bërë me dije se tani e tutje nuk do të kemi të bëjmë vetem me lidhje "live", por me transmetim "emisionesh" nga vete kryemistri.

Më herët, Rama përmes një postimi, tha se tashmë pensionet janë 8.2 % më të larta se në 2013.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh plot dritë fisnikërie të kësaj gjysheje, në mjediset e rilindura të Sanatoriumit të Tiranës.

Falë reformave për të bërë shtet sot të gjithë gjyshet dhe gjyshërit, si në qytet ashtu edhe në fshat, marrin një pension 8.2% më të lartë se në 2013. Shume më shumë mbetet ende për të bërë dhe do të bëhet se s’bën”, -shkruan Rama.

Gjatë bashkëbisedimit të ngrohtë me pensionistët, kryeministri Edi Rama deklaroi se “të moshuarit vëmendje e programit të rilindjes kombëtare”./albeu.com/

Shtuar më 25/03/2017, ora 09:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori