Ka një arsye pse Elita dhe Gjiko "zihen" dhe kjo video do ju shkri së qeshuri (VIDEO)
Të gjithë jemi mirë e bukur me njëri-tjetrin derisa vjen puna tek ushqimi!

Nëse bëhet fjalë për diçka për të ngrënë, “harrohet” edhe dashuria dhe çdokush bëhet “luftëtar” për pjatën e tij.

Kjo gjë i ndodh edhe çiftit të famshëm të shoëbiz-it, Gjikos dhe Elita Rudit.

Elita ka preferuar të mos konsumojë fasule për darkë, siç ka bërë Gjiko, por ka porositur disa sushi.

Teksa darkonin së bashku, moderatorja ka tentuar t’i marrë Gjikos nga ushqimi i tij.

Mirëpo, reperi e ka kapur në kohë situatën dhe i është kundërpërgjigjur Elitës duke e larguar nga pjata e tij, ndërkohë që moderatorja dëgjohet duke qeshur me të madhe.

Më pas, Gjiko ka publikuar një video në InstaStory ku dëshiron të shikojë sa prej fansave mbanë anën e tij apo të Elitës, duke i kërkuar të votojnë për dy ushqimet.

Me siguri kjo situatë i ndodh gjithkujt, pasi shpeshherë gjëja e tjetrit na pëlqen më shumë sesa ajo që kemi vetë! Nuk është kështu?

Shtuar më 07/11/2019, ora 16:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori