Policia “në këmbë” për zhdukjen e Ervis Martinajt, kush janë 3 zonat ku po kërkohet “më i kërkuari”

Ditën e sotme u shpall i zhdukur Ervis Martinaj.

Denoncimin për zhdukjen e tij e kanë bërë familjarët e tij, të cilët pretendonin që kishin humbur kontaktet me të para 3 ditësh.

Policia ndërkohë po heton në dy pista të mundshme, në atë të një inskenimi nga vetë Martinaj dhe në mundësinë e një ngjarjeje kriminale, ku ai mund të jetë eleminuar.

Janë duke u pyetur ndërkohë persona që mendohet se kanë pasur kontakte me Ervis Martinaj ndonëse ai ishte në arrati.

Kryesisht personat që po pyeten janë nga zonat në periferi të Tiranës, në zonën e Fushë-Krujës, por edhe në zonën e Durrësit, ku mendohet më së shumti se mund të gjendet Martinaj./albeu.com/