Ligji për “despiunizimin”, Balla: Kemi dakordësi me PD për disa propozime

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë një deklaratë për mediat ka folur lidhur me projektligjet që do të propozohen në kuvend mes tyre edhe për atë nga ana e grupit parlamentar të PD-së për dekomunistizimin.

Ball foli edhe për projektligjet e dekriminalizimit dhe të partive politike, duke thënë se nuk mund të lejohej që në Shqipëri të kishte kryetarë partish të cilët kishin qenë ish bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.

“Ne kemi shprehur dakordësinë tonë me propozimin e PD për deklasifikimin e dosjeve. Pra ndryshimi që vjen në ligjin për informacion të klasifikuar për këtë pjesë të paketës së despiunizimit.

Në të njëjtin moment kanë ardhur edhe ndryshime të tjera nga drejtoria përkatëse. Duhet përmbyllur aspekti procedural në punën e komisioni ligjor.

Dakordësia jonë është dhe besoj që edhe për sa i përket ndryshimit që ne kemi propozuar, që zhbën pengesën që kishte deri tani, vlerësimi nga ana e autoritetit të kujtdo që hyn në juridiksionin e ligjit për t’u vlerësuar, edhe pse është vlerësuar nga komisionet më parë, duhet vlerësuar nën dritën e fakteve të reja që kanë dalë.

Unë mbështes edhe propozimin e shpalljes së monumente të kujtesës së burgjeve Tepelenës, Spaçit etj.


Shtuar 17.10.2022 11:56