Mjeku shqiptar: Shqiptarët janë të izoluar por nuk po bëjnë s*ks

Mjeku androlog dhe seksologu i mirënjohur Ervin Dani, i ftuar në emisionin “Hipokrati” në Top Channel, pohoi se numri i vizitave apo konsultave mjekësore ka pësuar një rënie drastike që prej shfaqjes së koronavirus-it, një rënie që madje ai nuk e ka hasur asnjëherë më parë në karrierën e tij si mjek.

Ai shprehet se kjo rënie drastike e vizitave mjekësore tregon qartë se problemet që po kalojmë për shkak të koronavirusit, po ndikojnë edhe në jetën seksuale të njerëzve.

“Marrëdhëniet sekusale pavarësisht se janë një moment instikti, në raste të veçanta kur kemi një stres dhe një problem më të madh që dominon në marrëdhënien në çift, si rrjedhojë dhe marrëdhëniet seksuale zvogëlohen dhe në rastin konkret kjo situatë ulë dëshirën seksuale.

Një rast tjetër mund të jetë që edhe kur një çift ka një problem më të madh që e shoqëron, kalon në “dorë të dytë” marrëdhënien e tyre seksuale. Përveç kësaj mund ta trajtojmë problemin edhe në kuadrin e faktorit psikologjik.

Në rastin konkret kemi një ngacmim të sistemit nervor simpatik, ku pjesë e tij është sistemi nervor i alarmit, pra të gjithë jemi të ngacmuar për situatën që po kalojmë prej koronavirusit, dhe ky sistem bën që të ulim efektet e ereksionit dhe aktivitetit seksual”- tha ndër të tjera mjeku seksolog.


Shtuar 20.04.2020 19:24