Man.City shfrytëzon gabimin e Chelsea, mposht Watford dhe ngjitet në krye (VIDEO)

Manchester City ka shfrytëzuar humbjen e Chelsea në derbin kundër West Ham dhe ka marrë vendin e parë në Premier League. Kampionët në fuqi fituan ndaj Watford me rezultatin 3-1 dhe sërish Bernardo Silva ishte protagonist.

City realizoi që në minutën e katërt me Sterling, kurse pas gjysmë ore lojë Bernardo Silva shënoi golin e dytë. Mesfushori portugez, i cili po kalon një moment të mirë, i çoi shifrat në 0-3 në pjesën e dytë.

Watford u zgjua vonë, teksa realizoi me Cucho në minutën e 74-t. Gjithsesi Manchester City nuk lejoi ndonjë surprizë dhe mori pikët e plota dhe tani numëron 35 në tabelë, një më shumë se Liverpool i vendit të dytë.


Shtuar 4.12.2021 20:35