Arrestimet e SPAK për aferën e Inceneratorëve, Këlliçi: Të tunden prangat për përgjegjësit kryesorë, Koka e Bllako vetëm pikënisja

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka reaguar pas arrestimeve me urfhër të SPAK për aferën e inceneratorëve. Për mediat, Këlliçi është shprehur se prangat duhet të tunden mbi përgjegjësit kryesorë, ndërsa shtoi se Lefter Koka dhe Alqi Bllako janë vetëm pikënisja.

“Ti hapet rrugë mbledhjes së këshillit të mandatave për Alqi Bllakon. Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se Bllako dhe Lefter Koka janë pikënisja e kësaj afere. Prangat duhet të tunden mbi Agaçin, Ahemtaj, Veliaj dhe mbi të gjitha regjisor dhe urdhëruesin, Edi Ramën. Opinionit publik i është bërë e ditur. Dua të gjej rasti të përgëzoj edhe punën që është bërë në komisionin hetimor. Dua të përshëndes edhe bashkëpunimin me LSI. Sot shqiptarët kanë parë se janë lëshuar një seri urdhër arrestesh, por për shërbëtorët. Por ideatorët dhe përfituesit e vërtetë nisin me Edi Ramën, Veliaj, Ahmetaj, dhe Agaçin.

Lei i gjithë kësaj vjedhje është inceneratori i Tiranës dhe personi më përgjegjës është Erion Veliaj. Afera na ka bërë të njohur me fakte dhe të dhëna tronditëse”, tha Këlliçi./albeu.com


Shtuar 29.03.2022 12:50