Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, arrestohet i riu në Pogradec

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 3.09.2023 13:13