Julin apo Gentin? Kë zgjedh publikisht Ermal Mamaqi (VIDEO)
Me siguri të gjithë jeni fansa të grupit të famshëm “The SHBLSH”, i përbërë nga Ermal Mamaqi, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj.

Megjithëse prej vitesh ky grup ‘u shpërbë’ dhe djemtë një herë e një kohë i prishën marrëdhëniet e tyre, tashmë gjithçka është në rregull dhe janë sërish miq të mirë.

Mirëpo, në “Afterparty-n” e Luana Vjollcës, Ermal Mamaqi u vendos përballë zgjedhjes më të vështirë, duke iu dashur të zgjedhën njërin prej miqve të tij.\

Julian Deda apo Gentian Zenelaj?”- ishte pyetja të cilën aktori e superoi me sukses e diplomaci, duke bërë një miksim të emrave e mbiemrave të tyre.

Julian Zenelaj”- tha ai duke qeshur.- “I kam të dy si dy pjesëtarë të familjes, nuk i ndaj dot.”- tregoi Ermali.



Përsa i përket jetës së tij personale, Ermali tha me shaka se vajzat nuk e kanë ngacmuar as kur ka qenë beqar, e jo më tani që është i martuar. Ai u shpreh se bëhet më shumë xheloz për Amin, sepse ajo nuk ka arsye pse të bëhet xheloze për të. Më pas Ermali tha se e do më shumë bashkëshorten e tij dhe i bëri një dedikim romantik drejtpërdrejtë.

“Amarda unë nuk mund ta imagjinoj dot veten time pa ty”, u shpreh Mamaqi.

Ndërkohë kujtojmë se iconstyle.al raportoi në mënyrë ekskluzive pak ditë më parë se Ermali ka ndërmend të sjellë një film të ri. Ai jo vetëm që s’e ka përjashtuar një mundësi të tillë, dhe këtë e dimë të gjithë, por madje ka gati edhe emrin e personazhit publik që do e ftonte të ishte protagoniste në film. Mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Shiko kush luan” ai i bëri një ofertë Luana Vjollcës që të bëhej pjesë e filmit të tij. Kjo e fundit nuk u duk shumë entuziaste duke thënë se ka shumë angazhime, por kurrë nuk i dihet.
Shtuar më 25/01/2021, ora 16:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori