Tre të plagosur në Greqi pas luftës së bandave, mes tyre një 19-vjeçar shqiptar

Greqi- Lufta mes bandave ka lënë tre të plagosur mbrëmjen e djeshme në Vula. Të shtënat me armë dhe goditjet me thikë kanë ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën Nereos.

Nga deklarimet e deritanishme të autoriteteve konstatohet se një person ka plagë me thikë në gjoks, ndërsa një 19-vjeçar ka marrë një plumb në këmbë.

Nuk dihet gjendja e viktimës së tretë, e cila është sulmuar edhe me thikë.

Raportet thonë se 19-vjeçari ka qenë më parë në telashe me autoritetet për sulm dhe sjellje sfiduese. Ky person ka kartë identiteti grek, por ka lindur në Shqipëri.

Në vendin e të shtënave janë gjetur 5 gëzhoja. Në kërkim janë persona të tjerë të përfshirë në dy ngjarjet dhe kjo pasi përleshja e përgjakshme ka nisur nga Argyroupoli ku kanë ndodhur goditjet me thikë dhe ka përfunduar me të shtënat në Vula.

Të plagosurit shkuan në këmbë në Asklepio, që ishte spitali më i afërt dhe më pas u dërguan në Evangelismos, që është në shërbim. Aty do të bëhet vlerësimi mjekësor dhe do të vendoset nëse kanë nevojë për shtrim apo operacion./Albeu.com/


Shtuar 5.04.2023 07:35