Jonida Vokshi shumë e lumtur për suksesin e Elvanës, ja çfarë i shkruan për këngën e re (VIDEO)
Jonida Vokshi dhe Elvana Gjata janë mike të ngushta që prej shumë vitesh. Ato përveç miqësisë së tyre kanë edhe një ngjashmëri aq të madhe me njëra-tjetrën saqë po të mos e dish faktin se ato janë shoqe, pa frikë mund të thonim se janë si dy motra.

Por në fakt raporti i tyre është i tillë, si i dy motrave. Ato gëzojnë për arritjet e njëra-tjetrës. Elvana dje ka publikuar këngën e saj më të re “Forever is Over”, një produksion i dj të famshëm David Guetta. Pas këtij suksesi të madh për Elvanën, Jonida ka shkruar dy fjalë për miken e saj të zemrës.

“Një fillim i një destinacioni te shkruar për ty që në momentin e parë që ju përkushtove muzikës!Me rreh zemra fort për punën tënde të pafund”,-ky është postimi i Jonidës dedikuar Elvanës për këngën e saj më të re. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2017, ora 16:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori