E FUNDIT/ Bie nga 20 metra lartësi, humb jetën nëna e dy fëmijëve
Jonida Maliqi shpërthen në lot në mes të emisionit (VIDEO)
Këngëtarja Jonida Maliqi, e cila këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën "Ktheju tokës", ishte e ftuar së fundmi në studion e "Tempora", ku ka folur më shumë për eksperiencën dhe pritshmëritë e saj në Eurovision.

Gjatë intervistës në studio, gazetarja Sonila Meço i ka punuar një rreng Jonidës, duke aktruar sikur i duhej të bënte një lidhje direkte me gazetaren e cila në fakt ishte motra e Jonidës, Xhilda.

Sonila: Jonida unë të kërkoj ndjesë sepse ky është një televizion informativ dhe natyrisht përveç programacionit normal ne kemi dhe lajmet e kohës së fundit. Jonida të kërkoj ndjesë, do të rikthehem tek ty.

Jonida: Po po, pa problem.

Sonila: Më njoftojnë ka ndodhur një ngjarje. Me kë jemi në lidhje? Nertila më dëgjon? Se dhe unë kam shumë pak informacion. Nertila mirëmbrëma! Ku ndodhesh aktualisht?

Xhilda: Mirëmbrëma! O Sonila po kam gjysmë ore që dua të flas me ty dhe ti rri merresh me tra-la-la aty.

Jonida: Çfarë? Se unë s'dëgjoj dot.

Sonila: Edhe njëherë të lutem, se nuk e kuptova batutën. Çfarë jam duke bërë unë?

Xhilda: Kam gjysmë ore që dua të lidhem me ty Sonila, ndërsa ti merreh me tra-la-la.

Sonila: Më fal, kujt po i referoheni në këtë rast?

Jonida: Kjo do jetë ndonjë gjë...

Sonila: Më thuaj ku je vendosur. Ku je? Çfarë ka ndodhur?

Xhilda: Ka ndodhur kjo ngjarje. Kam 30 minuta që lidhem me ty ndërsa ti merresh nuk e di me çfarë merresh.

Sonila: Po më thuaj ku je? Ja po merrem me ty tani. Po më thuaj kush je?

Xhilda: Si kush jam?

Sonila: Nuk po të kuptoj, je Nertila? Se Nertila nuk flet me këtë gjuhë. Unë e kam departamentin e informacionit, komunikojmë përditë.

Xhilda: Më fal Sonila, me kë je aty?

Sonila: Aktualisht, Jonida Maliqin.

Xhilda: Me Jonida Maliqin?

Jonida: Çfarë më ke bërë? Më ke bërë një rreng?

Xhilda: Kam gjysmë ore që dua të lidhem me ty ndërsa ti merresh me Jonida Maliqin? Me Jonida Maliqin merresh aty domethënë, me Eurovisionin e Jonida Maliqit.

Jonida: O zemra ime Xhildaaa. Xhilda sa herë më bën surpriza të tilla më bën për të qarë."- ka thënë Jonida mes lotësh, teksa dëgjonte zërin e të motrës në telefon.
Shtuar më 06/02/2019, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori