Jonida Maliqi pa iu dridhur qerpiku: S'vras asnjë mizë, por drejtorin e RTSH do e plagosja (VIDEO)
Në "Eurovision 2019" Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën "Ktheju tokës" e cila u rendit e 18-ta me 90 pikë.

Por Maliqi pjesë e rubrikës gazmore të Marina Vjollcës, i është përgjigjur pyetjeve me spec lidhur me tre meshkuj, nga të cilët duhet të zgjidhte se me kë do martohej, kë do vriste dhe cilin do donte ta plagoste.

Mes tre alternativave, ishin, stilisti, Ardi Asllani, Romeo Veshaj, ish partneri i saj dhe Thoma Gëllçi drejtori i RTSH.

Këngëtarja tha se Thoma Gëllcin do donte ta plagoste për shkak se gjithçka gjatë pjesëmarrjes në Eurovizion i ka bërë vetë dhe se i ka munguar mbështetja nga RTSH.

“E nisim me Thoma Gëllçin, në jetë nuk vras dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta plagosur do ta plagosja.

Për një fakt që duhet ta them, nuk kam patur shumë mbështetje pë Eurovizionin, ndoshta gjithçka e kam bërë vetë.

Unë kam përjetuar momentet më të bukura të mia të karrierës time”, tha Maliqi, ndërkohë që për personazhet e tjerë ajo ka thënë se: “ Të tjerët nuk do doja ti komentoja”.


Shtuar më 24/02/2020, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori