Jonida Maliqi lë nam me anglishten në "Eurovision" (VIDEO)
Jonida Maliqi do të jetë përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin e përvitshëm "Eurovision 2019" i cili këtë vit do të mbahet në Izrael.

Ajo u shpall fituese e festavilit të 57 në RTSH me këngën "Ktheju tokës" me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit.

Por në intersvistën që realizohet me të gjithë pjesëmarrësit duket se Jonida i ka zhgënjyer të gjithë.

Nga përgjigjet që ajo kthen duket se ka shumë vështirësi me anglishten e madje shpeshherë fjalët i thotë në shqip pasi nuk i kujtohen apo nuk di ti shprehi në anglisht.

Kjo situatë na rikthen edhe një herë në vëmendje, intervistën e dështuar të Eneida Tarifës dhe mesa duket këngëtaret shqiptare duhet të praktikojnë paksa anglishten para se ta përfaqësojnë Shqipërinë në komenticione të tilla. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori