"Je shumë seksi", deklarata e Aniston për Brad Pitt po bën namin në rrjet (VIDEO)
Jennifer Aniston dhe Brad Pitt u takuan virtualisht. Pitt mori rolin e Brad Hamilton, i luajtur fillimisht nga Gjykatësi Reinhold, ndërsa ish-gruaja e tij Jennifer, luajti mbretëreshën seksi të shkollës së mesme Linda Barrett.

Si pjesë e skenarit Jenn iu drejtua Brad-it: Ç`kemi Brad, e di që je shumë seksi?

Ai qeshi i sikletosur. Si për ironi të fatit, ose i zgjedhur qëllimisht nga drejtuesi Morgan Freeman, edhe roli që Pitt mori, quhej Brad.

Jennifer e tha fjalinë me seriozitet e futur në rol, por fansat e ish-çiftit aq deshën.

Shanset që të dy të jenë bashkë janë të vogla. Pitt është lidhur me modelen Nicole Poturalski, 27 vjeçe, nënë e një djali.

Shtuar më 18/09/2020, ora 11:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori