Chelsea i “prish” punë gjithë botës, UEFA miraton rregullin e ri për transferimet

“Blutë” e Londrës mund të njihen zyrtarisht si mbretërit e merkatos së transferimeve këtë vit, me klubin e Chelsea që ka shpenzuar deri më tëni mbi 500 milionë euro mes hapësirave të mërkatos në verë dhe dimër. Në gjashtë muajt e fundit “londinezët” kanë nënshkruar me emra të bujshëm, por edhe lojtarë për të ardhme si João Félix, Fofana, Mudryk, Badiashile, Madueke dhe Andrey Santos. Chelsea duket se ka shumë para, pasi ka akoma më shumë lojtarë në listën e dëshirave të tyre siç janë ekuadoriani i Brighton, Moises Caicedo dhe kampioni i Botës në fuqi, Enzo Fernandez nga Benfica.

Muskuli ekonomik i Chelseat është shumë i fortë, por i përmbahet edhe një rregulli tjetër që të mund të kryejë kaq shumë transferta. Sipas FIFA-s, skuadrat mund të vendosin te nënshkrimet një afat maksimumi deri në 5 vjet, duke minimalizuar kështu mundësinë që ekipet të bëjnë transferime pa kriter, ashtu siç bëri Chelsea, duke i afruar lojtarëve kontrata me afat 6,7 apo 8 vjeçar, siç ishte dhe kontrata e ukrainasit Mykhailo Mudryk.

70 milionët që Chelsea do të paguajë për Mudryk do të ndahen në 8 vite e gjysmë, kështu që nënshkrimi i tij përkthehet në pak më shumë se tetë milionë euro në vit duke bërë një kontratë kaq të gjatë. Falë këtij rregulli që Chelsea i përmbahet, ata kanë shumë opsione të tjera për të nënshkruar, pasi Fairplay financiar nuk do të aplikohet në këto raste.

UEFA ka miratuar tashmë një ndryshim rregulli për të lejuar transfertat me afat deri në pesë sezone, por nuk është ende në fuqi, kështu që Chelsea është ende në gjendje të bëjë këto nënshkrime. Ky rregull do të fillojë sezonin e ardhshëm dhe do të ketë tre fushata përshtatjeje në mënyrë që të zbatohet 100% . Kjo nuk ndikon në transfertat që skuadra londineze po ndërmerr tani dhe do të fillojë të ndikojë që në momentin e hyrjes në fuqi. /albeu.com