Plani “djallëzor” i Putinit, Rusia vendos 60 mijë trupa shtesë në Ukrainë

Megjithëse paralajmëroi tërheqjen nga disa zona të Ukrainës dhe reduktim të luftimeve, Rusia duket se po përgatit një plan djallëzor, për të vijuar ofensivën kundër fqinjit të saj.

Bëhet me dije se Putin është duke mobilizuar 60 mijë trupa shtesë në Ukrainë.

Lajmin e bën të ditur ushtria ukrainase e cituar nga The Guardian.

Forcat e Armatosura të Kievit e publikuan raportin e tyre operacional në orën 06.00, këtë mëngjes. Sipas tyre, Moska ka nisur një “mobilizim të fshehtë” prej rreth 60,000 trupash për të zëvendësuar njësitë e humbura në Ukrainë.

Shtabi i përgjithshëm ukrainas shtoi se forcat e Kievit kanë penguar shtatë sulme në territorin e Donetsk-ut dhe Luhansk-ut në 24 orët e fundit./albeu.com/