Janeva shfrytëzon mundësitë ligjore për të dalë nga burgu (VIDEO)
Katica Janeva nuk heq dorë nga qëllimi për të dalë nga burgu i Shutkës.

Avokatët e saj për Alsat konfirmuan se janë duke përgatitur ankesë të re pranë Gjykatës së Apelit, pasi Gjykata Penale refuzoi lutjen që burgun ta zëvendësoj me ndonjë masë më të butë.

Tani gjykatës nga gjykata më e lartë do ta shqyrtojnë garancinë që e ofron ish kryetarja e Speciales gjegjësisht tre banesa si garanci se nuk do të arratiset.

Ndryshe, Janeva prapa grilave është saktë dy muaj e dy ditë, prej tw cilwve katër ditë i ka kaluar në spitalin privat “Zhan Mitrev”, për shkaqe shëndetësore.

Ajo është e akuzuara e dytë në rastinReket” për abuzim me pozitën zyrtare.

Sipas dëshmive të Prokurorisë për krim të organizuar, përmes ndërmjetësimit të Boki 13 dhe Zoran Kiçeec, Janeva i ka lehtësuar pozitën biznesmenit Orce Kamçev, i dyshuar për larje parash dhe si shpërblim ka marrë mobile në vlerë prej 5000 eurove dhe 50 mijë euro kesh.

Një pjesë e mediave publikuan se gjatë ekspertizës së telefonit celular të Boki 13, është gjetur një fotografi e Janevës me çantë përplot para.

Avokatët e Janevës kanë dorëzuar edhe ankesë ndaja akuzës sw Villma Ruskoskws për rastinReket”.

Elementi kyç që e kontestojnë është paligjshmëria e një pjese të dëshmive të siguruara apo se është ngritur aktakuzë pa ekspertiza të përgatitura në tërësi.

Janeva nuk dëshmoi për rastinReket”, sikurse edhe dy të akuzuarit tjerë.

Edhe pse kishte paralajmërime për marrëveshje nga një pjese e të akuzuarve me Ruskoskën, për momentin nuk ka konfirmim për këtë.

Prokuroria e krimit të organizuar ka zgjeruar hetimin për rastinReket”.

Pasi edhe zyrtarisht ngritën aktakuzë kundër Boki 13, Janevës dhe Zoran Kiçeecit, hetimi është përhapur edhe në organizatën humanitare të Bokit “Lidhja ndërkombëtare”.

Dyshohet i ati i tij, Mile Jovanovski, zëvendësja e tij Jasna Mandiq, asistentja e tij personale, por edhe nënkryetarja e Parlamentit dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski.

Dyshimet janë se Boki 13 përmes Remenskit ka ndikuar tek biznesmenë dhe se ka siguruar 1 milionë euro, kinse për ndërtimin e shtëpive të pleqve.
Shtuar më 24/10/2019, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori