Janë ribashkuar? Loredana flet për herë të parë për Mozzik: Është më i miri! (VIDEO)
Nuk mund të kalojë asnjë ditë që Mozzik dhe Loredana mos të jenë në qendër të vëmendjes dhe së fundmi shkak është bërë vetë Loredana.

Reperja ka dalë ‘live’ mbrëmjen e djeshme në TikTok, teksa ndodhej në palestër, pasi siç na ka treguar po merret me boks, e padyshim nuk kishin si të mungonin pyetjet rreth Mozzik.

“Ku është Mozzik?“- ishte një nga pyetjet e fansave që nuk i ka shpëtuar Loredanës, e cila është përgjigjur “Mozzik është më i miri. Para se të realizoja videon ‘live’ fola me të.”

Videoja është bërë virale dhe fansat janë shumë të entuziazmuar nga ky fakt. Kjo është hera e parë që Loredana flet për Mozzik pas lajmeve për ribashkimin e tyre.

Pak ditë më parë një postim i Loredanës në Instastory ka marrë vëmendjen e rrjetit, pasi ajo ka shpërndarë deklaratën e Cardi B, që shprehet se do jetë gjithnjë pranë Offset pavarësisht se ç’ndodh. Kjo për arsyen e thjesht: Kulture, vajza e tyre.
Shtuar më 27/10/2020, ora 19:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori