"Janë dhënë 2 mln € që një "UÇK false" të vrasë policë e ushtarë" (VIDEO)
Mjaft me urrejtje, vuajtje dhe vrasje, duam të jetojmë si qytetar normal, nuk do të lejojmë nxitjen e konflikteve ndëretnike, porositi Stojançe Angelov nga partia "Dinjiteti" në tubimin e sotëm para RTVM-së.

"Nuk do lejojmë të shkaktohet konflikt ndëretnik, prandaj më vjen mirë që sot edhe pse në numër të vogël në mesin tonë kemi qytetarë nga gjithë grupet etnike. Qëllimi i tyre ishte i thjeshtë që njerëzit të vuajnë dhe të vdesin, ta shpërqendrojnë vëmendjen dhe ta akuzojnë Zoran Zaevin dhe Stojançe Angellovin. Qëllimi i tyre është ta arrestojnë Zoran Zaevin", deklaroi Stojançe Angelov.

"Dikush në shtetin tonë ka bërë një plan monstruoz për krijimin e konflikteve ndëretnike. Kam informacione se iu ështlë dhënë 2 milionë eurove disa shqiptarëve nga rajoni i Likovës që nuk kanë lidhje me UÇK-në por kanë të kaluar kriminale. Atyre iu është caktuar detyra që të veshur si ushtarë të UÇK-së të vrasin policë dhe ushtarë dhe të krijojnë konflikte etnike", shtoi Angelov.

Protestuesit theksuan se "fuqia është tek qytetarët". /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 17:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori