Aksident në Vlorë, makina përplaset me shtyllën, 6 të lënduar 4 në gjendje të rëndë, mes tyre edhe fëmijë (VIDEO)

Një aksident i rëndë është shënuar pak momente më parë në fshatin Nartë të Vlorës ku një mjet i llojit Benz taksi është përplasur me shtyllën.

Nga aksidenti kanë mbetur 6 persona të plagosur mes tyre  4 ne gjendje te rëndë mes tyre dy fëmijë 13 vjeç.

Të lënduarit janë transportuar me tre ambulanca në drejtim të spitalit të Vlorës, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftim policie

Rreth orës 17:20, në rrugën e fshatit Nartë, shtetasi S. D., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin (taksi), dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. D., 45 vjeçe, L. P., 76 vjeç, E. P., 63 vjeçe dhe 2 fëmijë të moshave 7 dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 15.09.2022 17:44