Ja sulmet terroriste që tronditën Evropën (VIDEO)
Sulmi ndaj gazetarëve të revistës franceze satirike "Charlie Hebdo", ishte i fundit në një seri të akteve terroriste në territorin e kontinentit të vjetër.

Evropianët shpesh u vunë në shënjestër nga ekstremistët gjatë 30 viteve të fundit.

Edhe pse ishte një sulm i tmerrshëm dhe ç’njerëzor ndaj karikaturistëve francezë, ky nuk ishte sulmi më i përgjakshëm në dy dekadat e fundit.

Mjafton të kujtojmë krimin monstruoz të Anders Breivik në Norvegji, kur u vranë 77 njerëz, sulmet e Al-Kaedës në Metron e Londrës, si dhe sulmin terrorist në Madrid, kur u vranë 191 njerëz.

Në maj të vitit të kaluar, në qendër të Brukselit, në Muzeun hebraik kishte të shtëna, ku u vranë katër persona.
Gazetarët e revistës franceze "Charlie Hebdo" ishin në shënjestër nga ekstremistët edhe në vitin 2011, kur në stafin redaktues të gazetës hedhën një koktej Molotovi. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

Por, gjatë këtij viti ndodhi një nga krimet më të mëdha ndonjëherë në Evropë. Terroristi, Anders Breivik, vrau 77 njerëz në kryeqytetin norvegjez, Oslo, shumica e të cilëve ishin të rinj.

Ne nuk duhet të harrojmë sulmet terroriste të kryera nga ekstremistët në Rusi. Një nga më të frikshmit ishte sulmi i vitit 2011 në aeroportin më të madh të Moskës, Domodedovo, ku u vranë të paktën 35 persona dhe më shumë se 130 u plagosën, shkruan Telegrafi.

Terroristët e Al-Kaedës në vitin 2005 kryen një sulm në tokën britanike. Vetëvrasësit shpërthyen eksplozivë në metro, përkatësisht në një autobus në Londër, ku vranë 52 persona.

Një vit më parë, në vitin 2003, në Konsullatën Britanike në Stamboll dhe degët e bankës HSBC u kryen sulme, ku u vranë 27 persona, ndërsa 400 vetë u plagosën.

Parisi ishte në shënjestër të terroristëve edhe në vitin 2005, kur një bombë ishte vendosur në një stacion të metrosë dhe mori jetën e tetë personave dhe u plagosën 150 njerëz.

Sulmi më vdekjeprurëse në Evropë ka ndodhur në vitin 1988, kur eksplodoi një aeroplan i aviokopmanisë “Pan Am”, i cili fluturonte mbi Lokerbi të Skocisë.

Në këtë sulm terroristë u vranë 259 persona. Kujtojmë se sulmi u urdhërua nga autoritetet iraniane, ndërsa aksionin e kreu një organizatë terroriste siriane./albeu.com/

Shtuar më 09/01/2015, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori