Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Ja si vdiq maturanti gjilanas në ekskursion me shokët (VIDEO)
Blendi Selmani humbi jetën në mënyrë tejet tragjike.

17-vjeçari shkoi në ekskursion me shokët e shkollës, por se nuk do të kthehej më gjallë që andej.

Bekim Kryeziu që ka qenë së bashku me nxënësit, ka thënë se Blendi është zgjuar nga gjumi në gjendje "jermi" dhe ka rënë nga ballkoni i hotelit.

"Si çdo natë jam munduar të mos na ndodh ndonjë e keqe. Diku në një lartësi prej 2-3 metrash kam parë se një person binte në tokë", tha ai për Klan Kosova.

Drejtori i gjimnazit Bekim Mustafa, tha se nxënësit u vendosën nëpër dhoma rreth mesnatës kur sipas tij mbaroi orari i argëtimit.

Atij i vjen keq që nxënësi është çuar nga gjumi dhe nuk është ndjerë nga askush një gjë e tillë.

Familjarët e Blendit thanë se ai ishte shumë i gëzuar kur u nis në ekskursion.

Varrimi i djalit është bërë sot në Gjilan. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori