Manchester United fiton derbin me Chelsean (VIDEO)

Manchester United ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në përballjen ndaj Chelseas.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Stamford Bridge”, “Djajtë e Kuq” mposhtën 2-0 londinezët e drejtuar nga Frenk Lampard në ndeshjen e javës së 26-të në Premier League.

Ndeshja ishte shumë e tensionuar, me plot shtatë kartona të verdhë të ndarë nga gjyqtari kryesor.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 45’ të takimit, kur Anthony Martial me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetën e Caballeros.

Për dyfishimin e rezultatit mendoi mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Harry Maguire, i cili gjithashtu realizoi me kokë, në minutën e 66’.

Chelsea arriti të gjente dy herë rrugën e golit në këtë ndeshje, por me intervenimin e VAR të dy golat u anuluan, duke bërë edhe një herë teknologjinë arterin kryesor në një ndeshje të Premier Leagues.

Me këtë fitore, Manchester United ngjitet në kuotën e 38 pikëve dhe mban vendin e 7-të, 3 pikë më pak se Chelsea e vendit të katërt.


Shtuar 17.02.2020 22:29