DETAJET/ Qëlloi me breshëri ndaj patrullës greke, shqiptari që plagosi policin me dosje të “pasur” kriminale

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi ku një shqiptar qëlloi me breshëri ndaj një patrulle policie, ku dhe plagosi njërin prej tyre.

Shqiptari që terrorizoi qytetarët në Athinë në orët e para të mëngjesit, ishte i njohur për autoritetet greke.

Një dosje e regjistruar pranë Autoriteteve greke i përket 35-vjeçarit me origjinë shqiptare, pasi ka qënë i dënuar më parë për drogë dhe vjedhje.

Ngjarja:

Një përplasje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes një shqiptari dhe policisë greke.

Policia greke e ndaloi shqiptarin në qendër të Athinës pasi kishin dyshime se mjeti me të cilin ai lëvizte ishte i vjedhur.

Në momentin që ai u ndalua nga policia qëlloi me armë zjarri.

Po ashtu dhe efektivët e plagosën në këmbë 35-vjeçarin i cili tashmë ndodhet i shtruar në spital. /albeu.com/