Ja si trajtohen shqiptarët në Maqedoni (VIDEO)
Rradhë të gjata janë regjistruar sot në Tetovë për të tërhequr letër njoftimet e reja. Me gjithë se gjatë gjithë kohës kanë rënë rreshje shiu sërish institucioni përgjegjës për ndarjen e këtyre dokumenteve nuk ka bërë asgjë për të minimizuar rradhët e gjata dhe për të përshpejtuar dokumentat.

Banorët shqiptarë të qytetit të Tetovës kanë qënë tepër të irrituar dhe janë ndjerë të fyer nga mënyrat dhe metodat jo demokratike që përdor qeveria maqedonase në drejtim të popullsisë shqiptare.

Edhe pse kanë kaluar orë të tëra, sërish rradhët vazhdojnë të jenë të gjata. Edhe ata persona që kanë zënë rradhë që në orët e para të mëngjesit sërish nuk kanë mundur të tërhqein letër njoftimet e reja.

Sipas jush, pse ndodh diçka e tillë?.../albeu.com/

Shtuar më 31/03/2012, ora 16:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori