Po bindet për humbjen e Mbappe, PSG në kontakte direkte me Hazard

PSG  është në bisedime me përfaqësuesit e Eden Hazard për të realizuar një transferim në merkaton e verës.

Sipas Marca, “parisienët” po mësohen me faktin se Kylian Mbappe nuk do të jetë më futbollisti i tyre nga sezoni i ardhshëm, me francezin që dëshiron kalimin te Real Madridi.

Ylli belg po kalon një periudhë të “zezë” në Bernabeu dhe synon largimin sa më shpejt të jetë e mundur.

Hazard mund të zbarkojë në “Parc des Princes” për vetëm 30 milion euro, nëse Chelsea do të hapë rrugë. r.t/albeu.com


Shtuar 18.01.2022 09:12