Ja si ndodhi grabitja spektakolare në aeroportin e Rinasit (VIDEO)
Një shumë e konsiderueshme parash të një banke të nivelit të dytë u grabit gjatë ditës së djeshme në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, teksa do të transportohej jashtë Shqipërisë me avion. “NEWS 24” ka ndërtuar skemën në 3D të grabitjes spektakolare në aeroport.

Ngjarja sipas policisë:

“Në orës 14:23 të datës 30.06.2016, sipas orës së sistemit të kamerave të sigurisë së Aeroportit të Rinasit, një person i veshur me jelek me ngjyrë portokalli me fasha fosforeshente, kapërcen portën e ndodhur në skajin veri¬perëndimor të pistës, portë e cila përdoret vetëm për hyrje¬daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionët. Ky person ka prerë drynin e derës dhe pasi ka hapur atë, në territorin e pistës futet një automjet tip ‘Mercedes Benz’ me ngjyre vishnje. Autorët janë futur me makine në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit dhe kanë kryer vjedhjen e parave që ndodheshin në makinën e blinduar të shoqërisë “NAZERI 2000”.

Në orën 14:27 ky automjet duket që del përsëri nga territori i aeroportit nga e njëjta portë, prej nga hyri. Rezulton se pas daljes nga porta, autorët janë larguar në drejtim të aksit rrugor Rinas – Fushë Krujë – Vorë, raporton Balkanweb.
Në orën 14:33, 10 minuta pas thyerjes së sigurisë së rrethimit të jashtëm të aeroportit, Salla Operative e DVK&M Tiranë njoftohet nga ODM (Operatori i Drejtimit dhe Menaxhimit të Aeroportit), se persona të armatosur kanë hyrë me automjet brenda territorit të pistës së avionëve dhe kanë kryer një grabitje.

Menjëherë me marrjen e njoftimit shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve duke konstatuar një automjet tip Mercedes Benz i cili po digjej. Në ndjekje të autorëve janë vënë forcat RENEA, FNSH, forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Komisariatit Kruje, dhe specialistët e Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu është ngritur në fluturim me efektiva të policisë RENEA helikopteri i Policisë për krehjen e zonës nga ajri. Nga të dhënat paraprake të hetimit, rezulton se persona të maskuar me maska dhe paruke, të armatosur me armë automatike të llojit kallashnikov, nën kërcënimin e armëve, kanë arritur të grabisin një sasi valute të kartëmonedhave të ndryshme, të deklaruar më pak se 1 milion Euro, ne automjetin tip Blind te shoqërisë SH.P.S.F. “Nazeri 2000”.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, dëshmitë e marra deri tani dhe të gjitha të dhënat paraprake hetimore, autorët nuk kanë qëlluar me armë./Albeu.com/
Shtuar më 01/07/2016, ora 20:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori