Vjen deklarata e fortë nga Ukraina: Rusia po vendos bomba në qytetin Donetsk (FOTO LAJM)

Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës ka informacione se shërbimet speciale ruse po vendosin bomba në ndërtesa në rajonin e Donetskut.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, përmes një postimi në Tëitter.

Më herët një shpërthim i madh ndodhi  jashtë ndërtesës së administratës së kontrolluar nga separatistët në qytetin Donetsk të kontrolluar nga rebelët në Ukrainën lindore. Shpërthimi vjen pas paralajmërimeve të shumta nga SHBA-ja dhe të tjerët për një incident të “flamurit të rremë”, i përdorur nga Rusia si pretekst për të justifikuar një sulm ushtarak në Ukrainë.

Kjo vjen disa orë pasi udhëheqësi i Republikës Popullore të Donetskut (DNR), Denis Pushilin, njoftoi se banorët do të evakuoheshin nga qyteti në rajonin e Rostovit të Rusisë./albeu.com/


Shtuar 18.02.2022 22:46