PD e përçarë në 31-vjetorin e themelimit, reagon Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ftuar ditën e sotme në seli demokratët në kuadër të 31-vjetorit të themelimit të PD-së. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin Kombëtar te stadiumi “Air Albania”.

Basha ka mbërritur ne selinë blu dhe në një prononcim të shkurtër për media ka thënë se kjo është një ditëlindje e thyer për PD, por do të dalë më e bashkuar.

“Gëzuar 11 dhjetorin e PD. Ditëlindje e PD-së është e thyer nga ata që e përçanë për interesat e tyre personale. Por, nga kjo ditëlindje, PD do të dalë e bashkuar për demokratët”, tha Basha./albeu.com

 


Shtuar 11.12.2021 11:50